75 Mall Live Search
12:10 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / MSH

Balotazhi në Gjakovë, votojnë Kusari-Lila dhe Gjini

Kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Kusari-Lila e LVV-së dhe Ardian Gjini i AAK-së, të cilët shkuan në balotazh në garën për Gjakovën, kanë bërë apel që të dy për dalje në zgjedhje.

“Dielli i kësaj të diele nëntori po ngroh e shndritë fort. Të dashur bashkëqytetarë, unë votova. Ndani pak minuta nga koha juaj dhe votoni edhe ju. E keni lehtë, sepse do të zgjedhni mes dy alternativave të njohura dhe të provuara” ka thënë Gjini.

“Në këtë ditë të bukur për demokracinë, votova për një Gjakovë me të ardhme më të ndritur. Të dashur qytetarë, dilni e votoni sot, ushtrojeni të drejtën tuaj demokratike për të votuar. Për Gjakovën me zemër”, ka porositur në anën tjetër Kusari-Lila.

Deri më tani, 6.58% e qytetarëve të Gjakovës kanë dalur në zgjedhje.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.