Voton ish-presidentja Jahjaga

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka votuar sot në një nga qendrat e votimit në Prishtinë.
Jahjaga ka votuar duke bërë thirrje për të shfrytëzuar të gjithë këtë të drejtë elementare.
“Unë hodha votën time në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Prishtinë dhe ju inkurajoj të gjithëve që të shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar dhe të bëheni akterë aktivë të demokracisë lokale. Nëse kthehemi prapa në histori dhe shikojmë kronologjinë e ndërtimit të demokracisë sonë, vërejmë se kurrë s’ka qenë më lehtë për të votuar. Vendoseni letërnjoftimin në xhep, maskën në fytyrë dhe nisuni drejt qendrës së votimit. Votoni sot për kryetarin të cilit dëshironi t’ia besoni mandatin për të qeverisur komunën tuaj në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Jahjaga.
Raundi i dytë i zgjedhjeve në vend po mbahet në 21 komuna.