Rita Ora na kthen në vitet e ’70-ta, shfaqet joshëse në kostum të zi

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, kujdeset që gjithmonë të duket bukur duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e saj.
Ajo u pa teksa doli në Chiltern Firehouse të Londrës të shtunën, transmeton Indeksonline.

31 vjeçarja u shfaq e veshur me një kostum të zi ku veshja e ngjitur për trupi ishte e zbukuruar dhe e kombinuar me taka të lartë. Këtë veshje e shoqëroi me një pallto leopardi duke e shoqëruar me një buzëqeshje para kamerave.

Kjo dalje erdhi pasi Rita zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të ardhshëm të ‘The masked singer’./Indeksonline/

Kjo dalje erdhi pasi Rita zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të ardhshëm të ‘The masked singer’./Indeksonline/