Policia thërret konferencë për media, pas vdekjes së polices në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbahet konferencë për media në ora 18:00.
Arsyeja e kësaj konference është vdekja e një zyrtareje policore në Gjilan, raporton Indeksonline.
“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person që dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.