75 Mall Live Search
18:58 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / LB

UBO-Consulting: Garë e ngushtë në të gjitha komunat, vetëm në një diferenca prej 2%

UBO-Consulting: Garë e ngushtë në të gjitha komunat, vetëm në një komunë diferenca prej 2 %

Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

Radio Televizioni Dukagjini ka bërë të ditur se do të publikojë rezultatet e EXIT POLL-it të realizuar nga kompania UBO-Consulting.

Valon Feka nga UBO-Consulting tha se në të gjitha komuna është garë e ngushtë, përvec në një komunë dallimi është 2 për qind.

Rezultatet e para do të publikohen pas pak.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ mund t’i ndiqni në Zgjedhjet Lokale 2021 – Republika e Kosovës (zgjedhjet2021.org)

Rezultatet e Exit Poll kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike në ditën e sotme, duke ruajtur anononimitetin./Ekonomianonline/