75 Mall Live Search
20:43 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / AR

Haradinaj: AAK është parti fituese në këto zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media, ku tha se kanë rikonfirmuar fitoren edhe në tri komuna.

Sipas tij, AAK fitoi Gjakovën, Rahovecin dhe Klinën, raporton Indeksonline.

Tutje, Haradinaj thotë se AAK është partia fituese e këtyre zgjedhjeve.

AAK e ka rikonfirmu besimin politik dhe fuqinë e vet politike bindshëm edhe në tri komuna tjera. Pra e kemi rikonfirmu fuqinë politike në Gjakovë, Rahovec dhe në Klinë. Jemi në pritje të rezultatit përfundimtar në Junik. Presim rezultatin në Istog. Meqenëse në raundin e pare kemi fitu në Suharekë e Deçan, me rikonfirmimin edhe të tri komunave të tjera, Aleanca ka fitu bindshëm deri tani sigurt në pesë komuna.

Me këtë AAK është parti fituese në këto zgjedhje. I përgëzoj nga zemra kolegët e mi dhe i falënderoj për punët e mira. Ne do të qeverisim në 5 komuna dhe njëkohesisht bashkëqeverisim si partner në koalicione fituese edhe në 6 komuna të tjera në nivel vendi”, tha ai./Indeksonline/