Limaj e mposhtë koalicionin PDK-LDK-AAK në Malishevë

Nisma Socialdemokrate ka arritur të shënoj fitore bindëse në komunën e Malishevës.
Përkundër se në këtë komunë, PDK kishte ndërtuar një koalicion të gjerë me LDK dhe AAK-në, Nisma ka arritur të fitoj e vetme.
Madje në përkrahje të Isni Kilajt të PDK-së ishin edhe tre ish deputetë të Nismës: Enver Hoti, Haxhi Shala dhe Shukrije Bytyqi.
Poashtu në përkrahje të Kilajt kishin dalë edhe eksponent të Lëvizjes Vetëvendosje, por kjo ishte e pamjaftueshme.
KQZ ka procesuar 95% të votave, dhe ka fituar 53.95% të votave, ndërsa Isni Kilaj ka 46.05% të votave.