75 Mall Live Search
14:15 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / B O

Fitorja epike, lajmërohet Përparim Rama me një mesazh falënderues

Përparim Rama është lajmëruar me një mesazh falënderues pas fitores historike në Prishtinë.

Kandidati i LDK-së ka thënë se që nga sot fillon një epokë e re në kryeqytet.

Rama e ka falënderuar gruan e tij për përkrahje duke e quajtur si banore të re të Prishtinës.

“Prishtina ime e zemrës!
Kjo fitore është e jotja!
Sot fitoi secili banor, në qytet e në çdo fshat!
Vota jote më fuqizon me privilegjin e të qenit Kryetar i Prishtinës, e që nuk është Kryetar veç i një tjetër komune, po i vetë kryeqytetit të Kosovës. Të kryeqytetit, që ka zgjedhur zhvillimin dhe transformimin, dhe që duke qenë i krejt Kosovës, ka për ta llogaritë gjithë Kosovën në planifikimin e vet të gjithëmbarshëm komunal.

Kjo fitore nuk do të ishte e mundshme pa besimin dhe angazhimin maksimal të një mori njerzish që më besuan e më ndihmuan në sipërmarrjen time të fushatës. I jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhshme ekipit tim të mrekullueshëm!
Por nuk mundem pa e falënderu në veçanti, ma të dashurën time, Kristale Ramën, banoren më të re të Prishtinës, për besimin dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme.
Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar.
Sot fillon një epokë e re – ajo në të cilën ne të gjithë, bashkë, do t’i dalim zot vetvetes.
Ju dua” shkruan Përparim Rama./Indeksonline/