FSK stervitet për ndihmë mjekësore me instruktorë amerikanë

Ministri Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se instruktorë amerikanë kanë stervitur pjesëtarë të Forcës së Sigurisë dhe Kosovës për reagim dhe shkathtësi për ndihmë mjekësore.

“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin pjestarët tanë për reagim të duhur dhe me kohë, si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj i quajti amerikanët partnerë të pazëvendësueshëm, teksa ka thënë se do të vazhdojnë në ngritjen e aaftësive profesionale të FSK-së.