Shpërthim në Liverpool, shpallet akt terrorist

Një shpërthim ka ndodhur jashtë spitalit Women’s Hospital në Liverpool, i cili ka lënë të vdekur një person, ka lënduar një shofer tjetër dhe ka shkatërruar një veturë taksie.
Shpërthimi i ndodhur të dielën është shpallur si një incident terrorist, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Sipas BBC, katër të dyshuar janë arrestuar në bazë të Aktit të Terrorizmit.
Viktima e këtij sulmi nuk është identifikuar akoma nga ana e policisë, teksa i lënduari nga ky akt është trajtuar në spital dhe është liruar.
Me të marrë lajmin që makina është ndezur, njësitet policore dhe zjarrfikësit kishin dalur në vendngjarje, por që vetura tashmë ishte përfshirë e tëra nga flakët.
Sipas policisë së rajonit Merseyside, ishte nevojitur edhe ndihma e njësitit për asgjësimin e bombave.
Dy orë pas shpërthimit, e gjithë zona përreth u bastis nga ana e policisë dhe u bënë tri arrestime. Arrestimi i katërt lidhur me ëktë incident u bë sot në mëngjes.
Të dyshuarit janë të gjithë në moshë të re: 20 vjeç, 21 vjeç, 26 dhe 29 vjeç.