75 Mall Live Search
15:36 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / LB

Presidenca i reagon me shpejtësi Grenellit për deklaratën se Osmani nuk është dakord me Kurtin

Pas deklaratave të ish-emisarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se Vjosa Osmani iu ka thënë SHBA-vë se nuk është dakord me politikat e Kurtit në raport me Amerikën ka reaguar Blerim Vela nga Presidenca.

“Si Shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, dua t’iu informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vela në Twitter.