Diellza Kolgeci për Ramën: Nëse punon me zemër e mendje për popull mund të jesh Justin Trudeau i Kosovës

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës u zgjodh kryetari i ri i Prishtinës.
Pas fitores së Ramës, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta duke i uruar fat dhe suksese në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.
Një të tillë e ka bërë së fundmi edhe aktorja e modelja shqiptare, Diellza Kolgeci, në një postim të ndarë në InstaStory.
Ajo ka publikuar një imazh me bashkëshortin e saj, basketbollistin Fisnik Rugova, përkrah kryetarit të ri tashmë të Prishtinës.

“Nëse punon me zemër e mendje për popull Përparim mundesh me qenë Justin Trudeau i Kosovës”, kanë qenë fjalët e Kolgecit.
Diellza e ka krahasuar me kryeministrin kanadez nga Partia Liberale, Justin Trudeau.