75 Mall Live Search
18:26 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / AR

Gjobitet qytetari në Kaçanik, parkoi automjetin në trotuar

Stacioni policor në Kacanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili kishte parkuar automjetin e udhëtarëve në trotuar dhe në vendkalim të këmbësorëve.

Gjatë verifikimit, automjetit i kishte skaduar edhe regjistrimi. Kjo informatë, është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’

Policia,  e ftoi qytetarin H.S (M/K) 41 vjeçar në stacionin e policisë në Kacanik dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit të komunikacionit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.