Vdes në moshën 41-vjeçare aktori i “Bones”

Aktori i njohur Heath Freeman, tragjikisht ka ndërruar jetë.
Ai vdiq në moshën 41 vjeçare, transmeton Indeksonline.

Menaxheri i tij, Joe S. Montifiore e ka konfirmuar lajmin e hidhur për ‘People’.
“Ne jemi të shkatërruar nga humbja e të dashurit tonë, Heath Freeman. Një njeri i shkëlqyer me një shpirt energjik. Ai ishte krenar për punën e tij dhe shumë i emocionuar për kapitullin e ri të jetës” tha ai./Indeksonline/
