75 Mall Live Search
20:57 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / OSH

Qyteti i luleve dhe pastërtisë, Suhareka përfiton grant 163 mijë euro

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se kjo komunë ka përfituar mbi 162 mijë euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ.

Ai tha se kjo vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët për një mjedis sa më të pastër.

“162,924.00 euro kemi përfituar si Komunë e Suharekës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ. ✅👌☘️

Procesi  final i vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Performancës “Mjedisi i Pastër”, vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët.

Urime qytetarëve ! “, tha ai./IndeksOnline/