75 Mall Live Search
21:02 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / C E

Kosova fiton me një gol në minutat e fundit, ia humb shpresat Shqipërisë

Kosova U21 e ka mundur 2-1 Shqipërinë U21 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

Pas tre humbjeve radhazi, të zgjedhurit e Michael Nees i kanë dhënë fund rezultateve negative ndaj Shqipërisë U21.

Dardanët arritën të triumfojnë 2-1 me një gol të shënuar në minutat e fundit nga Sejdiu, derisa më herët kishte shënuar Krasniqi për Kosovën dhe Karrica për Shqipërinë.

Kosova e mundi Shqipërinë atëherë kur Kuqezinjtë kishin nevojë shumë për pikë, pasi qëndrojnë shumë më mirë në renditjen e Grupi G.