75 Mall Live Search
21:34 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / C E

Goli i bukur i Fatos Beqiraj kundër Turqisë

Mali i zi dhe Turqia po luajnë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Pas 45 minutash lojë, rezultati në Stadiumin e Qytetit në Podgoricë është i barabartë 1-1.

Golin për Malin e zi e shënoi futbollisti nga Peja, Fatos Beqiraj.

Ai realizoi në minutën e tretë të ndeshjes.

Akturkoglu barazoi rezultatin në minutën e 22-të të ndeshjes. /IndeksOnline/