75 Mall Live Search
14:08 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / OSH

Arrestohet një kosovar në Shqipëri për dhunë në familje, ekstradohet në Kosovë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit F. G., 50 vjeç, banues në Tropojë.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi Gjykata Themelore Gjakovë, Kosovë, me vendimin e datës 04.11.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.