75 Mall Live Search
14:50 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / AR

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori 37-vjeçar

“Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi”, thuhet në njoftimin e teatrit.

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 37-vjeçare, aktori shqiptar Hajrullah Ramizi.

Lajmin e bëri të ditur Teatri shqiptar i Shkupit, ku Ramizi ishte i angazhuar prej kohësh.

Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.

Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj”, thuhet tutje në njoftimin për vdekjen e tij.