Në serialin e njohur turk, vlerësohet bukuria shqiptare dhe aktorja kosovare

Në televizionin prestixhioz turk vazhdon transmetimi i serialit “Kirik Hayatlar”.
Me plot sukses po paraqitet në serial bukuroshja kosovare, Arbnora Ademaj.
Përmes serialit, në disa skena prezantohet tradita dhe bukuria shqiptare.
Në episodin e fundit, Arbnora quhet si “arnaute”, por vlerësohet për bukurinë shqiptare.
Ish-Miss Kosova ka arritur shumë shpejt që të përshtatet në kinematografinë turke duke luajtur krah emrave më eminent në rolin e saj./Indeksonline/