75 Mall Live Search
20:55 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / OSH

Përfundon numërimi i votave me kusht, rezultatet për 21 komunat ku u zhvillua balotazhi

Në Qendrën e numërimit të Rezultateve ka përfunduar procesi i votave me kusht në të gjitha komunat e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për indeksOnline, bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

“Ju njoftoj se ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat i takonin raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajtën më 14 nëntor “, tha ai.

Zgjedhjet lokale në raudin e dytë u mbajtën më 14 nëntor./IndeksOnline/