Bekë Berisha ua dërgon produktet serbe Konjufcës e Kurtit: Të largohen nga byfeja

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha ia ka vendosur kryeparlamentarit Glauk Konjufca një produkt serb, një pije, tek ulësja.
Ai kërkoi që produktet serbe të cilat shërbehen në byfenë e Kuvendit të largohen.
Po ashtu këtë produkt serb ai e vendosi edhe tek ulësja e kryeministrit Albin Kurti.
“Në byfe të Kuvendit shërbehen pije të prodhuara nga Serbia. I kërkova kryetarit Glauk Konjufca që të mos lejojë të shërbehet kjo pije meqë si parti kanë qenë shumë te zhurmshëm kundër prodhimeve serbe. Dhe kanë qenë këmbëngulës për bashkimin e trojeve shqiptare”, tha Berisha./IndeksOnline/