75 Mall Live Search
14:58 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / B O

Nuk bën punë as trajneri boshnjak, Prishtina veç 1 pikë më Dukagjinin e Klinës

Armend Dallku e ka ndalur ish-skuadrën e tij, Prishtinën. Skuadra nga kryeqyteti nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në përballjen me Dukagjinin e Klinës.

As debutimi i trajnerit boshnjak, Abdulah Ibrakoviq nuk i ka ndihmuar kryeqytetasit në këtë përballje.

Me këtë barazim, Prishtina largohet edhe më shumë drejt qëllimit për të qenë kampion, ndërsa klinasit shpresojnë edhe më shumë për mbijetesë në Superligë./Indeksonline/