75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / B O

De Bruyne del pozitiv me Covid-19, i mungon Cityt në një orar “të nxehtë”

Kevin De Bruyne do të jetë jashtë fushave së paku për 10 ditë. Pep Guardiola ka njoftuar se ylli belg ka dalur pozitiv në testimin për Covid-19.

“De Bruyne doli pozitiv në testimin e fundit në Belgjikë. Ai do të jetë i karantinuar për 10 ditë” ka njoftuar Guardiola.

Ylli belg do t’i mungojë Manchester Cityt në tri ndeshje aspak të lehta. Mesfushori do të mungojë ndaj Everton, PSG e West Ham./Indeksonline/