E bllokoi hapësirën e kontejnerëve, kompania e Pastrimit s’arrin t’i mbledhë mbeturinat!

Thyerja e rregullave të trafikut rrugor po vazhdojnë të jenë të theksuara në kryeqytet.
Një lexues, ka dërguar në adresën e “Indeksonline” disa pamje ku shihet një veturë e parkuar gabimisht.
Bëhet fjalë për rrugën “Ismal Dumoshi”. Aty shihet se si automjeti ka zënë hapësirën e kontejnerëve.

Kësisoj, ka bërë që kamioni i kompanisë së Pastrimit të mos arrij ta heq mbeturinat e kësaj lagje të Prishtinës.
