75 Mall Live Search
08:25 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / MSH

Mot kryesisht me diell sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.