75 Mall Live Search
09:34 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / LB

Përdoren OC-sprej, policia arreston dy persona

Janë shoqëruar në stacionin policorë dy persona pasi iu është gjetur dhe konfiskuar një OC-sprej.

Një rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërsa tjetri në Podujevë.

Të dyja rastet, sipas raportit të policisë, kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

      Fushë Kosovë 20.11.2021 – 01:59. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një OC-sprej. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 20.11.2021 – 04:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një OC-sprej. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.