Vëllau i tij feston ditëlindjen, Donaldi i këndon nga shtëpia e BBV

Donald Veshaj, konkurrenti i Big Brother Vip, përveç vëllait binjak ka dhe një tjetër vëlla më të vogël, Marion.
E ky i fundit sot ka ditëlindjen.
Donaldi nuk e ka harruar këtë dhe e ka surprizuar të vëllanë duke i kënduar nga brenda shtëpisë.

Ai shkroi “Mario 100 vjeç. Të dua” në një bluzë të bardhë, të cilën e veshi për të dalë përpara njërës nga kamerat e shtëpisë nga ku edhe i dërgoi puthje vëllait.
Atij iu bashkangjitën edhe banorët e tjerë për të kënduar për ditëlindje.
Donaldi ka hyrë në shtëpinë e Big Brother që nga puntata e parë e reality-show-ut, ndërsa deri më tani është një nga banorët më të pëlqyer të publikut./Indeksonline/
