75 Mall Live Search
21:08 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / AR

130 ushtarë kroat nesër nisen për Kosovë

130 pjesëtarë të Ushtrisë Kroate, duke përfshirë gjashtë gra, nesër do të nisën për në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes  së Kroacisë, transmeton Indeksonline.

Lamtumira ceremoniale e Kontingjentit të 36-të kroat, si pjesë e operacionit të NATO-s në Republikën e Kosovës do të mbahet të hënën, më 22 nëntor, në kazermën “132 Brigada e Ushtrisë Kroate” në Našice duke filluar nga ora 10:30.

Në ceremoni do të marrë pjesë ministri i Mbrojtjes, Mario Banozic./Indeksonline/