75 Mall Live Search
22:52 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / AR

“Mund të vrasim veten duke bërë video”, flasin shokët e 13-vjeçarit që vrau veten për TikTok

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Golem të Lushnjes, ku një 13-vjeçar vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarë. Prindërit e minorenit e gjetën trupin e pajetë të varur me litar në dhomën e tij.

Gjatë kësaj të diele, shokët e klasës ishin në shkollë për të vendosur aty buqetën e lamtumirës. Ata thonë varësia ndaj rrjetit social TikTok e shtynë atë drejt vetëflijimit.

“Janë të rrezikshme, na sjellin dëme, mund të vrasim veten. Bëjmë video, ka raste që bëjmë. Edhe ai ka hedhur shumë video, video të ndryshme”, thotë njëri prej tyre.

“E marrim si program për tu argëtuar”, shton një vajzë.

“Ka bërë video, i ka parë në Tik-Tok”, tha një djalë më tej.

“Shumë i mbyllur ishte si djalë, nuk ishte përfshirë në ndonjë ngatërresë”, tha një fqinj.

Ndërkohë pritet të dalin detaje rreth vetëvrasjes së adoleshentit nga dëshmitë e mësuesve dhe shokëve të tij.