Rikthehet James, rikthehen fitoret për LA Lakers

Pas një serie të turpshme humbjesh, LA Lakers sot kanë shënuar fitore kundër Detroit Pistons.
Ekipi nga Los Angeles mposhti Pistons me rezultat 121-116, dukebarazuar kështu numrin e fitoreve me atë të humbjeve në këtë sezonë (9-9).
Rikthimi i yllit të Lakers, LeBron James, bëri që ekipi të mos humbë kësaj radhe, ndërsa i ndihmoi në fitore edhe paraqitja e dobët e Pistons.
Këta të fundit, këtë sezonë nuk e kanë nisur fare mirë, duke numëruar 12 humbje dhe vetëm 4 fitore.
Megjithatë, deri në prill, kur edhe përfundon sezoni, të dy ekipet kanë mundësi të përmirësojnë performancën e tyre dhe të ngritën me pozicione në tabelë.
Pistons momentalisht gjindet i parafundit në tabelën e Konferencës Lindore, ndërsa Lakers në vendin e 8-të të Konferencës Perëndimore./Indeksonline/