75 Mall Live Search
08:42 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / MSH

Mitrovicë, arrestohet 23 vjeçari për posedim të narkotikëve

Në Mitrovicën e Jugut, mbrëmë është arrestuar një person, i dyshuar për posedim të substancës së dyshuar narkotike.

I dyshuari D.I., 23 vjeç, është arrestuar gjatë patrullimit policor, raporton Indeksonline.

Vetura e tij ishte ndaluar nga ana e policisë e cila, pas kontrollit të detajuar të të dyshuarit, gjeti dhe sekuestroi substancë të dyshuar narkotike në sasi prej 1.5 gram.

Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet me rastin vazhdojnë.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike’.