Vdes një person në QKMF-në e Drenasit, policia nis hetimet

Një person ka vdekur të dielën pasdite në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas. Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen.
“Është raportuar se viktimës mashkull kosovar, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është dërguar në QKMF-Gllogoc, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Rasti ka ndodhur të dielën në orën 15:00.