Shpetim Bajoku kampion i boksit në Turneun “Adem Jashari”

Më 20 dhe 21 nëntor u mbajt Turneu Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në këtë turne, titullin e boksierit më të mirë e mori kosovari Shpetim Bajoku.
Kupën e fituesit atij ia ndau Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Turneu u ndejk nga afër nga presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, kryeministri Albin Kurti, ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani e të tjerë.
Në këtë turne morën pjesë edhe boksierë nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia.

Në turne u organizuan edhe garat në xhudo, me 120 xhudistë pjesëmarrës.