75 Mall Live Search
12:33 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / MSH

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar sërish, në mungesë të kuorumit.

Por, kryeparlamentari Glauk Konjufca sërish caktoi seancën plenare të radhës që do të mbahet ditën e enjte duke filluar nga 10:00.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, foli për rendin e ditës së seancës. tregoi se cila do të jetë pika më e rëndësishme e seancës.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit prapë nuk ka pasur kuorum, përfaqësuesi i Listës Serbe dhe dy përfaqësues të partive opozitare LDK-së dhe PDK-së nuk ishin aty. Anëtari i sapozgjedhur i PDK-së kishte paralajmëruar mosardhjen derisa nuk kemi pasur përgjigje nga anëtari i LDK-së. Sidoqoftë sot Kryetari i Kuvendit komfor të drejtës së tij sipas Kushtetutës caktoi seancën plenare të radhës të Kuvendit me 25 nëntor duke filluar nga ora 10:00”.

“Pika më me rëndësi dhe më me peshë është ajo e shqyrtimit të Projektbuxhetit për vitin 2022 e cila pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës”.