Nis punën ambasadori i ri i Kosovës në Francë

Mehdi Halimi do të jetë ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Francë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Paris përmes një postimi në Facebook.
“Me rastin e fillimit të detyrës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z.Mehdi HALIMI, ka takuar drejtorin e Protokollit të shtetit francez, z.Philippe FRANC, me ç’rast i ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, thuhet në postimin e Ambasadës.
