Danush Ademi i kërkon kryeministrit të reagoj urgjentisht pas rrahjes se një familje rome në Prizren

Ish-deputeti dhe kryetari i PDAK-së, Danush Ademi, ka reaguar pas lajmit ku një familje rome është rrahur brutalisht në një qendër të tregtare në Prizren.
Ademi i bën thirrje organeve të rendit dhe Qeverisë që urgjentisht të marrin masa ndaj këtij rasti, i cili sipas Ademit, prodhon racizëm në Kosovë.
“Nëse këto raste nuk i ndalon Policia dhe Qeverisa, atëherë kot flitet për një integrim të pakicave në Kosovë. Kërkojmë urgjentisht nga kryeministri Albin Kurti ta kthen kokën pak nga komunitetet se në javët e fundit po ndodhin skena te ndryshme”, ka thënë Ademi.
Ish deputeti poashtu ka përmendur edhe rastin kur një pjesëtar i një komuniteti nuk është shërbyer në një lokal në Gjakovë.
“Kryeministër nëse kjo nuk ndalohet nga organet e rendit, Kosova do kthehet prapa në integrim. Vepro kryeministër urgjentisht”, ka shtuar ai.