75 Mall Live Search
14:50 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / B O

Kusari-Lila:Komunitetet e kanë vendin në tavolinat vendimarrëse, në krah me ne gjithmonë

Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas dy ngjarjeve të fundit ku janë shkelur të drejtat e komuniteteve në Kosovë.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se komunitetet e kanë vendin gjithmonë në tavolinë me ne dhe asnjëherë pas nesh.

“Refuzimi i shërbimit për të rinjtë e komunitetit me motivin racist, jo vetëm që janë veprime për t’u dënuar, por gjithashtu në substancë tregojnë edhe prezencën e diskriminimit që ekziston në masë në shoqërinë Kosovare ndaj Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve.

Në Kosovë jemi rritur me prezencën e komuniteteve dhe me bashkëjetesë. Mos të gënjehemi dhe as tentojmë të jemi poitikisht korrekt. Duhet të jemi të sinçertë me veten dhe tjerët, se ne shqiptarët e diskriminuar ndër dekada, diskriminojmë tjerët që i konsiderojmë të “vlerës’ më të vogël.
Ne duhet të shikojmë rreth vetes dhe mendojmë, sa rom, ashkali apo egjiptas, i kemi në rrethin e afërt? Sa bashkëpunëtorë, sa miq shtëpie? sa shokë e shoqe i kanë fëmijët tonë nga komunitetet joshumicë.

Kosova vend i mundësive dhe demokracisë së mbarë, nuk e ka shtrirë gjithëpërfshirjen tek komunitetet rome, ashkali dhe egjiptas. Ata janë në nivel më të ultë të edukimit, nivel më të ulët të mirëqenies, ata janë më të anashkaluar në nivel të ofrimit të shërbimeve. Andaj, përpjekja për të dëshumar se i trajtojmë të gjithë të barabartë, duhet të jetë e vazhdueshme dhe e vërtetë..
Komunitetet rom, ashakli dhe egjiptas e kanë vendin në tavolinën vendimarrëse, në tavolinën e korporatës, në restorant e kafiteri, krah me ne, ashtu sikur kemi jetuar gjithmonë bashkë, por tash ne krah me ne, jo pas nesh.
“E vërteta është e ashpër vetëm nëse nuk jeni në gjendje ta përballoni atë”. Ne e shohim një të vërtetë që nuk është e drejtë, por me vendosmëri dhe përkushtim duhet shumë mē shumë përpjekje ta ndryshojmë këtë realitet për së mbari” shkruan Kusari-Lila në reagim./Indeksonline/