Zaev: I lë profesionistët bullgarë të gjejnë shkakun e aksidentit

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev në një konferencë për media tha se, për shkaqet e tragjedisë, ua lë profesionistëve bullgarë të japin përgjigjet.
Kështu tha ai gjatë një konference për media para spitalit ku po trajtohen të mbijetuarit, raporton Indeksonline.
Zaev nuk pranoi të tregojë se çfarë i thane të mbijetuarit në spital.
Kreyministri maqedonas shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe reagimin e shpejtë të autoriteteve bullgare./Indeksonline/