Bëhet publik emri i parë i viktimës, aksidentit fatal në Bullgari!

46 persona humbën jetën në një aksident autobusi gjatë natës në një autostradë në jug të kryeqytetit bullgar, konkretisht në një autostradë 40 km nga Sofja.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se njëri nga të vdekurit është I.Rustemi. I ndjeri punonte punë fizike, ndërtimtari.

Kryeministri, Zoran Zaev ka njoftuar se shumica e të vdekurve janë të moshës së re, përfshirë 12 fëmijë.
Kujtojmë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë.
“Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve”. /Indeksonline/