Limaj i prekur thellë nga aksidenti tragjik në Bullgari

Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për aksidentin tragjik në Bullgari, në të cilin vdiqën 45 persona, shumica prej tyre shqiptarë nga Maqedona e Veriut.
Limaj i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë.
Postimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:
I prekur thellë nga lajmi i trishtë për aksidentin e rëndë në Bullgari, ku në mënyrë tragjike, raportohet të kenë vdekur shumica e udhëtarëve, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë.
Fatmir Limaj