75 Mall Live Search
12:36 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / AR

Szunyog fton autoritetet e Kosovës që të ndërmarrin veprime ligjore, pas incidenteve ndaj komuniteteve pakicë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar fuqishëm incidentet e fundit në vend që përfshinë diskriminim e komuniteteve jo-shumicë.

Ai bën thirrje për respekt, tolerancë dhe paqe teksa inkurajon autoritetet e Kosovës të ndërmarin veprime ligjore.

“Zyra e BE-së në Kosovë dënon fuqishëm incidentet e fundit në Gjakovë dhe Prizren që përfshinë diskriminim publik, keqtrajtim dhe sjellje jotolerante të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë. Ne bëjmë thirrje për respekt, tolerancë dhe paqe dhe inkurajojmë fuqimisht autoritetet e Kosovës që të ndërmarrin veprime ligjore”, ka shkruar ai në Twitter./Indeksonline/