75 Mall Live Search
18:26 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / k.v

AAK shpall zgjedhje në Parti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se ka nisur zgjedhjet e brendshme në parti.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021. Procesi zgjedhor përfundon me 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e AAK-së” thuhet në komunikatë.

Po ashtu, lideri i kësaj partie z.Ramush Haradinaj, duke dhënë lajmin e shpalljes së zgjedhjeve ka shprehur bindjen e tij se “Aleanca pas këtyre zgjedhjeve do të jetë më e organizuar dhe më e konsoliduar se asnjëherë tjetër”.

Haradinaj ka uruar zgjedhje të mbara dhe suksese për të gjithë anëtarët e AAK-së dhe strukturat.
“Urime Aleancë!” – ka përfunduar shkrimin e tij Haradinaj.