75 Mall Live Search
18:30 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / k.v

Dinamo Kiev – Bayern Munich/ Fusha e mbuluar me borë

Bayern Munich që është kualifikuar për fazën e eliminimit direkt, do të luajë ndaj Dinamo Kiev.

Gjermanët janë mysafir në këtë takim, ku do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve.

Në anën tjetër Dinamo nuk ka marr asnjë fitore dhe me një pikë është në pozitën e fundit.

Fusha ku do të luhet ndeshja është e mbuluar me borë, por stafi teknik i stadiumit po bënë përpjekje pë ta larguar atë në kohë reale.

Mirceal Lucescu për këtë ndeshje ka vendosur të luajë Tsygankov, Buyalskiy, De Pena e Skhurin në repartin e avancuar.

Në anën tjetër Julian Nagelsmann do të luajë me Sané, Müller, Coman e Lewandowski.

Dinamo Kiev: Bushchan; Kedziora, Zabarnyi, Syrota, Mykolenko; Sydorchuk, Shaparenko; Tsygankov, Buyalskiy, De Pena; Skhurin.

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Nianzou, Lucas Hernández, Davies; Goretzka, Tolisso; Sané, Müller, Coman; Lewandowski.