75 Mall Live Search
18:43 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / OSH

Formohet komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së

Me 80 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, prej tyre dy nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje nënkryetar i dytë i komisionit do të jetë deputeti Njazi Isaku, ndërsa anëtarët tjerë janë deputetët Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Fitim Haziri, Jeta Statovci dhe Valon Ramadani.

Zëvendëskryetar i parë i komisionit Ad-hoc nga Partia Demokratike e Kosovës është Hajdar Beqa dhe Ariana Musliu-Shoshi.

LDK-ja për anëtarë të komisionit ka propozuar deputetin Agim Veliu. Nga AAK-ja anëtare do të jetë deputetja Time Kadriaj, ndërsa nga grupi multietnik Fidan Jilta.

Për këtë pikë të rendit të ditës, Lista Serbe nuk ka qëndruar në sallë.