Tayna patriotike, publikon këngë për festën kombëtare të flamurit

Viti 2021 padyshim ishte i reperes së famshme, Tayna.
Ajo ka punuar në krijimin e hiteve të reja, ku së shpejti pritet të publikoi edhe albumin e parë, shkruan Indeksonline.

Në një prononcim për Indeksonline, menaxheri Rinor Hykolli tregoi që me datën 28 nëntor reperja do të sjellë projektin e ri dedikuar festës kombëtare të flamurit. Gjithashtu shtoi se kjo këngë është e para e albumit të saj.

Pra, bëhuni gati, sepse Tayna ka përgatitur diçka të bukur dhe po e presim me padurim./Indeksonline/
