Arrestohet një femër në Pejë për marihuana dhe një mulli për bluarjen e saj
Një femër është arrestuar në qytetin e Pejës pasi gjatë kontrollit tek e njëjta janë gjetur dhe konfiskuar 8 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli që përdoret për bluarjen e marihuanës, transmeton Indeksonline.
E dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë/Indeksonline/