75 Mall Live Search
23:49 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / AR

Gërvalla: Kërcënimet e Vuçiqit e Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se kërcënimet e Vuçiqit dhe Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin.

Ajo u shpreh se Rusia dhe Serbia po e destabilizojnë Ballkanin në vazhdimësi, raporton Indeksonline,

Tutje, ministrja tha se këtë çështje duhet ta trajtojë qartë BE-ja dhe vendet anëtare të NATO-së.

Tutje, Gërvalla tha se për herë të parë që nga vitet 90’ta, ekziston rreziku real që kërcënimet e Putinit dhe Vuciqit të prodhojnë luftë në Ballkan.

Mbledhja e ministrave në Zagreb: Vazhdimi i destabilizimit të Ballkanit nga Rusia dhe Serbia, ka nevojë të trajtohet qartë nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të NATO-s. Kërcënimet e Vuciqit dhe Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin dhe Bashkimin Evropian, për herë të parë që nga vitet e 90’ta”, ka shkruar ajo./Indeksonline/