75 Mall Live Search
23:29 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / OSH

Aksidentohen dy vetura te rrethi i Çagllavicës, njëra përfundon brenda në market!

Dy vetura janë aksidentuar në orët e vona të së enjtës në dalje të Prishtinës, saktësisht te Rrethi i Çagllavicës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas fotografive, dy vetura kanë qenë të përfshira në aksident ku njëra ka përfunduar në brendësi të marketit skaj rrugës.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Kurse nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident./IndeksOnline/