Sot mbledhja vëllazërore e dy qeverive, kjo është agjenda

Qeveria e Kosovës do të jetë sot në Shqipëri në një mbledhje vëllazërore me Qeverinë e Shqipërisë.
Delegacioni i Kosovës pritet të mbërrijë pas 1 ore, për të filluar takimi mes kryeministrave Rama e Kurti.
Agjenda e plotë:
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
10.10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
12.10 – Drekë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë.
Kjo do të jetë mbledhja e 7-të e përbashkët mes dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të rëndësishme./Indeksonline/